Ish-seleksionuesi firmos në Kazakistan – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-seleksionuesi i Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski ka firmosur me klubin nga Kazakistani, Kaspij. Kjo skuadër është në pozitën e fundit në renditje pas gjashtë xhirove të luajtura në kampionat, ku regjistrojnë pesë humbje dhe një barazim. Angellovski te kjo skuadër vjen pas eksperiencës jo të mirë në Kroaci me Goricën, ku nuk kishte rezultate të mira. Angellovski do të mbahet mend për kualifikimin historik të Maqedonisë në Kampionatin Europian si dhe për fitoren ndaj Gjermanisë në Duisburg në eliminatoret për Botëror. Ai më herët ka drejtuar edhe skuadrën e Rabotniçkit në vendin tonë.

You may also like