Ish-sekretari i MIE-së e kritikon Borellin: Roli i tij është të jetë balancues, s’duhet të mbajë anë

by admin
Spread the love

Ish-sekretari i ministrisë së
Integrimit Evropian Demush Shasha i ka quajtur të pavend deklaratat e përfaqësuesit
të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell.

Shasha në një prononcim për
Ekonomia Online, shtoi se qortimi që Borelli ka rol balancues në marrëdhëniet
Kosovë-Serbi.  

“Roli i tij është që të jetë balancues
e jo të mbajë anë, ka tentuar që të jetë i baraspeshuar. Në bazë të deklaratave
u pa se ka pasur koordinim ndërmjet Kosovës e ndërkombëtarëve”.

Borrell tha se incidentet e
dhunshme në veri duhet të ndalen menjëherë. Ai e quajti aksionin e Policisë të
njëanshëm dhe të pakoordinuar.

Për këtë deklaratë i ka reaguar
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila ka
thënë se ai duhet të kritikojë shtetet ku nuk po implementohet sundimi i ligjit
dhe se aksionet ditore të Policisë nuk i takojnë dialogut.

Edhe ish-ambasadori i Holandës në
Kosovë, Robert Bosch tha se BE-ja po e tregon edhe një herë “paaftësinë” e saj
në lidhje me Kosovën, përcjell Bota sot.

Ministri i Punëve të Brendshme,
Xhelal Sveçla, tha se të tilla aksione në Kosovë ka për çdo ditë.

Më tutje, ai tha se është qasje e
gabuar të mendohet se duhet bashkëpunuar me Beogradin, për ta luftuar krimin
dhe kontrabandën.

Policia njoftoi për gjashtë
zyrtarë policorë të lënduar, prej tyre pesë zyrtarë të nacionalitetit shqiptar
dhe një i nacionalitetit serb. Gjithashtu, një nga personat e përfshirë në sulm
ndaj zyrtarëve policorë, është lënduar.

Gjatë këtij aksioni janë sulmuar
edhe gazetarët dhe kameramanët që kanë shkuar për të raportuar për zhvillimet
atje. Në drejtim të tyre janë hedhur tri bomba dore.

You may also like