Ish-presidenti Morati: Interi i ngjashëm me atë të tripletës, Super Liga….

by admin
Spread the love

Pak ditë pas intervistës së tij të fundit, Masimo Moratti rikthehet për të folur për Interin, këtë herë për “Calcioinpillole.com”, duke u ndalur përveç të tjerave, edhe te Super Liga dhe Tiago Mota.

Si ishte karakteri juaj?

Para së gjithash, ne kemi nevojë për respekt për njerëzit, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha mënyrat, duke pasur qëndrime jo vulgare, qoftë edhe nga pikëpamja ekonomike. Ne duhet të dimë se si t’i balancojmë këto vlera.

A janë këto vlera të pranishme edhe në Interin e sotëm?

Po, mendoj se ato janë edhe në karakterin e tifozëve të Interit. Futbolli evoluon dhe ka edhe vlera të reja.

Larg trofeve, vetëm duke parë vlerat në fushë, a mendoni se skuadra e sotme është më e fortë sesa Interi juaj i tripletës?

Nuk do të them kurrë po! (qesh). Tripleta ishte e veçantë. Megjithatë, duhet të them që ky Inter është shumë i fortë dhe shumë afër atij, që nuk ka pikë të dobët, por ai ishte sinqerisht i veçantë, lojtar më lojtar.

Çfarë mendoni për Super Ligën?

Nuk e kam shqyrtuar temën në thellësi. Siç e kam kuptuar, ka liri për ta formuar dhe është një liri shtesë që ka futbolli. Nëse gjithçka trajtohet në mënyrë inteligjente, mund të jetë e dobishme.

Mendimi juaj për Tiago Motën?

Jam i emocionuar për Motën. Edhe pse ai nuk e di, e kam ndjekur që kur është bërë trajner. Duke pasur parasysh karakterin dhe kthjelltësinë e tij, e imagjinova se do ishte i mirë… dhe është shumë i mirë. Ai di si të kapë lojtarë me klas dhe kjo nuk është për të gjithë. Jam shumë i lumtur për të dhe për Bolonjën.

A do ta shihnit mirë tek Interi?

Interi tani ka një trajner të shkëlqyer dhe asgjë nuk duhet t’i hiqet atij.

PANORAMASPORT.AL

You may also like