Ish-presidenti i Federatës Spanjolle e pëson edhe nga FIFA, pezullohet për tre vjet

by admin
Spread the love

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka vendosur të pezullojë për një periudhë trevjeçare ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales.

Pezullimi vlen për çdo rol në botën e futbollit, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Çështja, sqarohet në deklaratë, ka të bëjë me shkeljen e nenit 13-të të Kodit Disiplinor të FIFA-s, i zbatueshëm për “sjelljet ofenduese dhe shkeljet e parimeve të lojës së ndershme”.

Çështja ndaj Luis Rubiales u ngrit nga sjellja e tij në finalen e Kupës së Botës për femra, të mbajtur më 20 gusht, ku ai puthi lojtaren Jenni Hermoso, në skenën e prezantimit të trofeut, pas fitores së skuadrës spanjolle.

Kujtojmë se ish-presidenti i Federatës Spanjolle tashmë ishte pezulluar në mënyrë parandaluese, për 90 ditë, pas nisjes së procesit. Vendimi, tashmë i njohur, është objekt i apelimit në Komitetin e Apelit të FIFA-s./ Super Sport


Top Channel

You may also like