Ish-ministri i Jashtëm: Osmani, Kurti e Gërvalla, Kosovën në botë po e paraqesin si vend të korruptuar e të krimit

by admin
Spread the love

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka thënë se statuti i Asociacionit duhet të bëhet nga ekspertët që si i tillë të mos ndërhyjë në asnjë nivel të qeverisjes në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Hyseni e sheh politikën e jashtme si të dështuar, ku fajtorë kryesor i bën presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Gërvalla me ç’rast thotë se Kosovën po e paraqesin si vend të korruptuar e të krimit.

Hyseni thotë se marrëveshjet që nuk janë zbatuar nuk duhet të jenë pjesë e pakos së përgjithshme e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Teksa ka folur për përfshirjen e SHBA-së dhe kërkesën për themelimin e asociacionit, Hyseni e konsideron si këshillë dashamirëse.

Hyseni apelon që kërkesa e partnerëve
ndërkombëtar të mos quhet si presion. Ai thotë se e njëjta mund të konsiderohet
edhe në kohën kur NATO ka bombarduar mbi Serbinë.   

“Asociacioni është pjesë e Kushtetutës, pra pako e Ahtisarit, mbi të cilën Kosova e ka shpallur Pavarësisë. Pra është çështje e hartimit të statutit dhe aty natyrisht do të kërkohet kreativitet nga institucionet e Kosovës, nga ekspertët që do të merren me atë punë në mënyrë të sigurohemi që Asociacioni nuk ndërhynë në asnjë mënyrë, në asnjë nivel të qeverisjes në Kosovë e sidomos duhet të sigurohemi që Asociacioni nuk duhet të përbëjë një rrafsh të tretë të Qeverisë. Dhe kjo besoj që është lehtë e arritshme. Gjithsesi mendoj dhe kam një bindje të thellë dhe këtë qëndrim kam mbajtur unë si kryenegociator që as Asociacioni dhe asnjë marrëveshje tjetër që nuk është zbatuar deri më tani duhet të zbatohet vetëm si pjesë e pakos së përgjithshme që i bie si pjesë e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme ndërkombëtarisht të garantuar që përbën njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura dhe sovrane”, ka thënë Hyseni.

“Në rrethanat kur Kosova do ta njoh Serbinë si
shtet dhe Serbia do ta njoh Kosovën si shtet unë nuk e shoh aspak problematike
dhe shqetësuese çështjen e asociacionit prandaj unë nuk e quaj presion
ndërkombëtarë. Më parë e quaj një këshillë dashamirëse nga partnerët kyç të
Kosovës në rend të parë SHBA-ja po pse jo edhe BE dhe ne duhet të mësohemi
përfundimisht që të mos e shqiptojmë këtë fjalën presion aq lehtë edhe aq pa e
menduar. Sipas kësaj logjike del që ka qenë presion ndërkombëtar ndaj nesh edhe
kur bota ka luftuar për ne, kur NATO ka bombarduar Serbinë. Ne duhet të jemi
shumë të kujdesshëm në artikulimin e qëndrimeve me botën sidomos me partnerët
tanë. Duhet të jemi të kujdesshëm shumë me gjuhën që e përdorim në atë
komunikim në mënyrë që të mos lëmë përshtypjen që duam të izolohemi në
politikat tona të jashtme. Kosova nuk ka fuqi të bëjë politika të pavarura të
jashtme, s’do ta ketë kurrë”, ka thënë ai.

Tria institucionet kryesore për politikën e
jashtme, Hyseni i quan anemike, teksa thotë se Osmani, Kurti e Gërvalla,
Kosovën në botë po e paraqesin si vend të korruptuar e të krimit, teksa i kundërshton
ato.

“Nuk e di a do të ngec, sidoqoftë ka ngecur
tani për tani dhe kjo vjen kryesisht si rezultat kam frikë unë nuk do të doja
të ishte ashtu si mendoj unë vjen si rezultat i një politike të jashtme që
është krejtësisht anemike, krejtësisht fëmijërorë e të tria institucioneve kyçe
të Kosovës që e bëjnë politikën e jashtme, presidentja, kryeministri dhe
ministrja e jashtme. Për gjatë një viti unë nuk kam parë që ata të kenë bërë
diçka tjetër përpos përpjekjeve shumë të habitshme, të pa shpjegueshme që
Kosovën në botë ta paraqesin si vend të korrupsionin, të krimit dhe duke u
përpjekur që Kosova të definohet si e tillë. Në kohën kur të gjithë e dimë
besoj që nuk është ashtu”, u shpreh Hyseni.

“A ka krim në Kosovë dhe korrupsion?, po ka
krim e korrupsion, ordinerë si në pjesën dërmuese të vendeve të botës. A është
Kosova më keq se çdo vend tjetër në botë, jo absolutisht jo. Për më tepër unë
jam i sigurt që më tepër se gjyma e vendeve anëtare të botës, anëtare të OKB që
janë shtete të Pavarura e sovrane që qindra vjet. Më mirë me numra të flas, s’jam
i sigurt që 100 vende më shumë se gjysma e vendeve të botës kanë gjendje më të
keqe, kanë shkallë më të lartë të korrupsionit e krimit se sa Kosova. Prandaj
politika e jashtme e një vendi duhet të synojë që ta afirmojë vendin e vet, t’i
afirmojë të arriturat që janë të shumta. Askush s’mund ta mohoj që Kosova për
këto 20 vjet ka bë progres të jashtëzakonshëm në shumë fusha. Vetëm për 20 vjet
ne ia kemi dalë që ta rindërtojmë  vendin
ta ndërtojmë një infrastrukturë solide për vendin, të ndërtojmë një sistem
juridik e kushtetues të jashtëzakonshëm, të vendosim të gjithë institucionet kyçe
të qeverisjes në vend dhe Kosova ka bë përparime të jashtëzakonshëm në këtë
rrafsh”, ka thënë Hyseni për EO.

You may also like