Ish-Lojtari i Liverpool nuk bindet nga Gakpo: Si do përshtatet me skuadrën

by admin
Spread the love

44 milionë paund për Cody Gakpo, ishte kjo lëvizja surprizë e Liverpool për merkaton e janarit me The Reds që mposhtën konkurrencën e Manchester United dhe transferojnë nga PSV në Anfield një prej talentëve më të mëdhenj holandez.

Një lëvizje që i bëri të lumtur të gjithë tifozët e The Reds, edhe pse ka nga ata që kanë dyshime nëse Gakpo do të mund të përshtatet me lojën që aplikon Jurgen Klopp. Ish-lojtari i Liverpool, Steve Nicol tha se Gakpo mund të vuajë derisa të gjejë vendin e tij në formacionin e Liverpool pasi holandezi nuk ka një rol fiks në fushë.

“Nuk jam shumë i sigurt për Gakpo, cili është roli i tij në fushë? Nuk luan shumë lart, por as në mesfushë. Është në një pozicion mes sulmit dhe mesfushës, ndoshta si Bellingham. Por mendoj se Liverpool nuk ka lojë të tillë, por ndoshta e përdorin në treshen e sulmit. Mbetet për t’u parë nëse Gakpo mund të bëjë gjithë atë punë në fushë, mbetet për t’u parë”, u shpreh Nicol.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like