Ish-kryeministri Berisha uron 32-vjetorin e PD-së, Alibeaj e sulmon nga festa e tij: Po e kthen partinë në repart sulmesh kundër Perëndimit

by admin
Spread the love

Partia Demokratike, feston sot 32-vjetorin e themelimit më 11 dhjetor 1990, festimet e këtij viti, sërish e gjejnë PD-në si një vit më parë të përçarë mes PD-së së Berishës, që ka anëtarësinë dhe mbështetjen në elektorat dhe grupit të Bashës të përfaqësuar nga Alibeaj që ka vulën.

Grupi i Enkelejd Alibeajt e festoi 32-vjetorin me një takim festiv sot paradite, ndërsa PD-ja e Berishës do të ketë një ceremoni pasdite.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shprehur urimin e tij për 32-vjetorin e kësaj force politike.

Sipas Berishës, përvjetori i themelimit të Partisë Demokratike, është njëherazi edhe përvjetori i pluralizmit politik në Shqipëri.

“Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike! Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike njëherazi dhe pluralizmit politik në Shqipëri”, shkroi Berisha.

You may also like