Ish-kryeministres Britanike Liz Truss i hakerohet telefoni, lajmi publikohet ‘me vonesë’

by admin
Spread the love

Qeverisë britanike po i kërkohet të nisë një hetim lidhur me pretendimet se telefoni i ish-kryeministres Liz Truss u hakua në kohën kur ajo ishte sekretare e jashtme. The Mail on Sunday raportoi se agjentët e dyshuar që punonin për Rusinë ishin përgjegjës për hakerimin, por BBC thotë se nuk mund ta verifikojë ende një pretendim të tillë.

Mail on sunday raportoi se mesazhet private midis zonjës Truss dhe zyrtarëve të huaj, përfshirë luftën në Ukrainë, ranë në duart e palëve të treta.

Hakerimi i telefonit u zbulua gjatë fushatës për garën e lidershipit, por lajmi nuk u bë publik.

Detajet në lidhje me hakimin u fshehën nga kryeministri i atëhershëm Boris Johnson dhe sekretari i kabinetit Simon Case, pretendon media britanike.

Gazeta tha gjithashtu se mesazhet private të shkëmbyera midis zonjës Truss dhe Këasi Këarteng, shokun e saj të ngushtë, të cilën ajo e bëri kancelar kur u bë kryeministre, u zbuluan gjithashtu nga hakerimi.

Zëdhënësja e Punëve të Jashtme të Liberal Demokratëve, deputetja Layla Moran ngriti shqetësime se pse hakimi i supozuar nuk ishte bërë publik më herët.

“Ne kemi nevojë për një hetim urgjent të pavarur për të zbuluar të vërtetën,” tha ajo “pasi nëse rezulton se ky informacion është fshehur nga publiku për të mbrojtur kandiddaturën e lidershipit të Liz Truss, kjo do të ishte e pafalshme.”

Ndërkohë Qeveria ka refuzuar të komentojë ndonjë nga detajet e raportuara nga Mail të dielën.


Top Channel

You may also like