Ish-deputetja thotë se nuk i ndërron dokumentet personale, sepse kanë afat

by admin
Spread the love

Ish-deputetja maqedonase, Sollza Gërçeva ka shkruar se nuk ka ndërmend të ndërroj dokumentet personale pasi që ato kanë afat.

“Dokumentet e mia personale (kartë identiteti, pasaportë dhe patentë shoferi) me emrin “Republika e Maqedonisë” janë të vlefshme edhe për disa vite dhe nuk kam ndërmend t’i ndryshoj. Nëse dikush nuk i ka përshtatur me kohë, le të përgjigjet! Dhe ai do të përgjigjet sepse zonja Olgica Trajkovska ka ngritur padi kundër Zaevit dhe Spasovskit. Zoti e bekofte ate”.

Kështu ka shkruar deputetja Solza Gërçeva në profilin e saj në facebook, përcjell INA.

Ajo theksoi se qytetarët që vendosin të ndryshojnë dokumentet e tyre, për shkak të ndryshimit të emrit, edhe pse janë të vlefshme, duhet ta bëjnë këtë pa pagesë, sepse dokumentet ekzistuese të tyre janë plotësisht të ligjshme.

You may also like