Ish-deputeti nuk përmbahet ndaj Ilir Metës: Është e keqja e këtij vendi, vetëm ka vjedhur

by admin
Spread the love

Ish-deputeti Halit Valteri, është shprehur pa rezerva ditën e sotme në “Top Talk” në lidhje me anti-patinë që ka për presidentin Ilir Meta.

Valteri u shpreh se Meta është e keqja e këtij vendi dhe e ka lënë vendin tona 100 vite pas me sistemin që ka krijuar.

“Të isha për tu përdorur politikisht, mund të isha përdorur kohë më parë, për Metën jo si person, por si figurë politike kam një antipati, është e keqja e këtij vendi dhe me sistemin dhe partinë korporatë që ka krijuar e ka lënë 100 vite pas vendin tonë.

Është një nga shkaktarët që kudo ku ka shkuar e ka shfrytëzuar vetëm për të vjedhur e për të shkatërruar vendin. Është i vetmi politikan që ka jetuar kaq gjatë dhe sot hiqet si burrë i mirë dhe si baba i kombit. Është mendimi im personal.

Koha kur im atë dhe familja ime privoheshin nga e drejta e fjalës ka marrë fund në 1990, është i lirë të marrë nisma ligjore.”-shprehet Valteri.

You may also like