Ish-deputeti i PD tregon politikanin që fshihet pas Lulzim Bashës: Provat që e nxjerrin “zbuluar”

by admin
Spread the love

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se Lul Basha është pjesë e enturazhit të Edi Ramës dhe një nëpunës i tij. Sipas tij, Lulzim Basha mbajti për 90 ditë në çadrën e lirisë demokratët sepse drejtësia ishte e Edi Ramës dhe po kapte drejtësitë.

“Lul Basha është pjesë e enturazhit të Edi Ramës dhe një nëpunës i tij që e ka zyrtarizuar bashkëpunimin e tij. Ai ka kaluar nga mafia e ndërkombëtarëve, te ndërkombëtarët e mirë, nga Vettingu i kriminelëve, te Vettingu i shkëlqyer dhe që duhet votuar me Edi Ramën.

Lulzim Basha mbajti për 90 ditë në çadrën e lirisë demokratët sepse drejtësia ishte e Edi Ramës dhe po kapte drejtësitë. Tashmë befas ai nuk e ka kapur, edhe pse tani Luli ka marrë edhe pjesën e vet. Reforma në Drejtësi është votuar me 140 vota, pro më pas është shkallmuar me ato 6 ligjet e famshme, duke thënë se është kapur reforma”, tha Balliu për Ora News.

You may also like