Ish-deputeti i PD-së bën reagimin e fortë: Nuk kemi qenë asnjëherë në lartësinë e duhur për tu përballur me Edi Ramën

by admin
Spread the love

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Keltis Kruja, shprehet se PD nuk ka qenë që prej 30 vitesh në këtë gjendje që është sot.

Ai është shprehur se problemet brenda PD nuk janë zgjidhur kurrë, teksa shton se kjo forcë politike nuk ka qenë asnjëherë në lartësinë e duhur për t’u përballur me Edi Ramën.

“Demokratët janë në shumicë me ‘Foltoren’ e Berishës por edhe përgjegjësinë që duhet të mbajë përgjegjësinë. Është e katërta humbje e radhës e Bashës. PD nuk ka qenë ndonjëherë në këtë gjendje. Është një situatë e brendshme që nuk ka ndodhur ndonjëherë që prej 30 vitesh. Anëtarësia është pozicionuar qartë te idetë që ka shpalosur Berisha në foltoret e tij. Reagimet e anëtarëve të PD nuk janë personale.

Kanë 8 vite që e shohin se në çfarë gjendje është PD. Të gjitha problemet e PD janë aty nuk janë zgjidhur kurrë. Nuk ka pasur asnjë lloj reflektimi nga Basha. PD kishte shumë kohë që nuk ishte në lartësinë e duhur për t’u përballur me Edi Ramën dhe mazhorancën. Nuk ishte në rrugën e duhur për të shkuar drejt fitores. Pas 25 prillit PD ishte në një gjendje që nuk premtonte, ishte në vdekje klinike. Të gjithë ishin të zhgënjyer.”-u shpreh Kruja.

Në lidhje me përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD, Kruja u shpreh se një vendim i tillë nuk duhet të ishte marrë as për një deputet të thjesht dhe jo për një lider historik.

“Basha mori vendime të njëanshme për Berishën. Kur ka vendime të tilla reagimet do të jenë të forta. Kjo nuk do të kishte ndodhur as për një deputet të thjesht të PD, e aq më tepër për Sali Berishën.”-tha ai.

Ai shtoi se Basha nuk është zgjedhur që të marrë vendimet vet, ndërsa shton se qëllimi i Bashës në veprimet që ka bërë ka ruajtja e karriges së tij.

” Basha nuk është zgjedhur aty që vendimet ti marrë vetë. Po të isha unë në vendin e Bashës, këtë vendim do ta çoja në Kuvend dhe në anëtarësi. Pse Basha nuk doli menjë vendim të tillë ndërkohë që ishte në fushatë. Kishte të gjithë të drejtën që ta merrte vendimin. Nuk e tha as në Kuvendin Kombëtar. Të gjithë këto veprime Basha i ka bërë për të garantuar karrigen e tij.”-tha Kruja.

You may also like