Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD e nxjerr “zbuluar”, tregon frikën e Lulzim Bashës

by admin
Spread the love

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dritan Shano ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Ai lëshoi kritika në drejtim të Lulzim Basha në lidhje me vendimet e tij të fundit për të larguar nga partia kritikët e tij.

Shano shtoi se Basha kishte frikë të hynte në zgjedhjet për kryetar të PD si i barabartë.

“Më vjen keq për ata njerëz që e konsiderojnë z.Basha si një personazh durimplotë. Sjellja e Bashës tregon një mungesë durimin, përvoje, dëshire për bashkim. Përkundrazi, sjellja e tij tregon një autoritarizëm që shkon kithët me tentativën për ta paraqitur zotin Basha si një personazh me sjellje perëndimore. Mjaft të kujtojmë se çfarë ndodhi në PD pas 26 prillit. Patëm një garë në PD që tregoi një frikë të Bashës për të dorëzuar vulën dhe për të hyrë i barabartë i garë me z. Kadilli. Pati një heshtje për humbjen e zgjedhjeve. Basha është si me siguresë të shkurtër pasi kushdo që i del kundër, ai përdor mekanizmin e autokratit dhe e përjashton”, tha Shano për A2.

You may also like