Ironia e Çim Pekës: Mos besoni gënjeshtrat e mëdha, 6 marsi, dita e rithemelimit të pluralizmit

by admin
Spread the love

Gazetari Çim Peka, ironizoi me ato që i quan gënjeshtrat e mëdha, pasi Lulzim Basha, deklaroi sot se ishte i pranishëm në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës.

Peka shkruan se nuk duhen besuar këto gënjeshtra dhe se “Shtëpia e Lirisë”, do rithemelojë pluralizmin.

Postimi i plotë:

“Gënjeshtrat e mëdha!

Rama thotë që ka drejtuar meshën e parë.

Basha thotë që ka rrëzuar bustin e Hoxhës.

Ngjela thotë që FBI dhe DC konsultohet me të.

Kim-Ahmetaj thonë që do të luftojnë korrupsionin.

Gjekmarkaj, Zogaj, Çupi, Spartak Braho, Dritan Hila, Taulant Balla e Fatos Klosi thonë që do sjellin PD në pushtet.

PS: 6 Marsi dhe “Shtëpia e Lirisë”, dita e rithemelimit të PLURALIZMIT. Mos bësoni gënjeshtrat e mëdha”, shkruan ai.

You may also like