“IRD Engineering” mbikqyrës i punimeve të autostradave – Shqip

by admin
Spread the love

AUTOSTRADAT NDËRTOHEN NGA “BEHTEL DHE ENKA”

Konfirmohet zgjedhja e konzorciumit “IRD Engineering” si konsulent dhe mbikëqyrës I punimeve për autostradat e Korridorit 8 dhe 10-D, që do të ndërtohen nga konzorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka” dhe me këtë, sic publikoi në Facebook Zv/Kryeministri I parë, Artan Grubi, mundësohet nisja e shpejtë e ndërtimit.

“Komisioni shtetëror për ankesat mbi furnizimet publike konfirmoi korrektësinë juridike të procedurës për përzgjedhjen e konzorciumit ndërkombëtar IRD Engineering si konsulent dhe mbikëqyrës i punimeve, duke refuzuar ankesat e parashtruara nga dy kompanitë, “Hill” dhe “Ingerop”. Tejkalimi i suksesshëm i këtij hapi procedural mundëson nisjen e shpejtë të ndërtimit të autostradës që ka rëndësi të madhe strategjike për zhvillimin e vendit dhe rajonit” – shkruan Grubi në Facebook.

Më 14 Dhjetor të vitit të kaluar, sic njofton KlanM, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore njoftoi se në tenderin për mbikqyrje dhe konsulent juridik për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D është zgjedhur oferta e “IRD Inzhenjering” në vlerë mbi 1.3 miliardë denarë dhe se janë dorëzuar dy ankesa nga kompanitë, “Hill” dhe “Ingerop”.

Bëhej fjalë për tenderin e dytë, pasi procedura e parë ishte shfuqizuar për shkak se kompania e zgjedhur, në afatin e paraparë, nuk kishte siguruar garancionin bankar për realizimin me sukses dhe në kohë të marrëveshjes.

Me këtë projekt, sic njofton KlanM, parashihet ndërtimi I pjesëve të autostradës Gostivar – Kërçovë, Tetovë – Gostivar, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë si dhe Prilep – Manastir.

Për ndërtimin e autostradave të Korridorit 8, në Buxhetin për vitin 2023 parashihen 244 milionë euro.

Vitin e kaluar, Qeveria nënshkroi memorandum me konzorciumin “Behtel dhe Enka”, kurse Kuvendi miratoi Ligjin për konstatimin e interesit publik dhe emërimin etij si partner strategjik të projektit. /KlanMacedonia/

You may also like