Irani finalizon marrëveshjen për blerjen e avionëve luftarakë rusë

by admin
Spread the love

Irani ka finalizuar marrëveshjet për dorëzimin e avionëve luftarakë rusë Su-35 dhe helikopterëve sulmues Mil Mi-28.

Lajmi është bërë me dije nga zëvendësministri i Mbrojtjes i Iranit, Mahdi Farahi për agjencinë e lajmeve Tasnim. Forcat ajrore të Iranit kanë vetëm disa dhjetëra avionë sulmues, duke përfshirë avionë rusë – si dhe modele të vjetra amerikane të blera para Revolucionit Islamik të vitit 1979.

“Planet janë finalizuar për avionët luftarakë Sukhoi Su-35, helikopterët sulmues Mil Mi 28 dhe trainerët reaktiv Yak-130 për t’u bashkuar me njësitë luftarake të Ushtrisë së Iranit,” tha Farahi.

Tasnim nuk përfshiu asnjë konfirmim rus të marrëveshjes dhe ky raport nuk ishte në gjendje të konfirmohej në mënyrë të pavarur.


Top Channel

You may also like