IRAN – Arrestohet një gazetar dhe ndalohen 80 punonjës të medias

by admin
Spread the love

TEHERAN, 6 janar /ATSH-DPA/ – Kreu i redaksisë politike të gazetës reformiste Etemad është arrestuar në Iran.

Mehdi Beyk është arrestuar të enjten dhe i është konfiskuar celulari dhe shënimet e tij.  Javët e fundit, një numër gazetarësh iranianë janë arrestuar si pjesë e një vale arrestimesh.

Sipas Komitetit të Nju Jorkut për Mbrojtjen e Gazetarëve, më shumë se 80 punonjës të medias janë arrestuar tashmë. Mundësitë e raportimit janë shumë të kufizuara në vend.

Udhëheqja politike e Iranit ka qenë nën presion të madh që kur shpërthyen protestat mbarëkombëtare në mes të shtatorit.

I shkaktuar nga vdekja e gruas kurde iraniane Mahsa Amini në paraburgim policor, Teherani është zhytur në krizën më të keqe politike në dekada. 22-vjeçarja u arrestua më shumë se tre muaj më parë për shkelje të kodeve të rrepta islame të veshjes në lidhje me hixhabin e saj.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakProcedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve pa leje, MFE publikon udhëzimin

You may also like