Inzaghi: Vetëm nga penalltia mund të pësonim gol

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Interi dhe Juventusi kanë ndarë pikët në derbin e Serie A, pasi kanë luajtur baras 1-1.

Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, ku vendasit ishin në epërsi nga minuta e parë me golin e Edin Dzekon.

Gjithsesi Juventusi barazoi gjithçka në minutat e fundit, kur nga penalltia shënoi Paulo Dybala.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur pas ndeshjes, duke thënë se vetëm me penallti mund të pësonin gol.

“Penalltia ishte e vetmja mënyrë që mund të pësonim gol. Ne e drejtuam lojën nga fillimi deri në fund, nuk i lejuam asgjë Juventusit”.

“Janë dy pikë të hedhura dëm që nuk më pëlqejnë. Gjyqtari ishte dy metra larg, thotë se gjithçka është në rregull dhe më pas vendos të akordojë penallti”, tha Inzaghi.

Tutje trajneri italian tha foli edhe për ecurinë e ndeshjes duke deklaruar se kanë kontrolluar shumicën e saj.

“Në pjesën e parë në kontrolluam në çdo pjesë të fushës. Ne luftuam shumë, pastaj e dinim se Juventusi kishte mundësinë të hidhte në fushë lojtarë shumë të rrezikshëm”.

“Ne u tërhoqëm disi, por gjithsesi mendoj se nuk bëmë asnjë gabim me një ekip aq të fortë sa Juventusi”, përfundoi Inzaghi.

You may also like