Inzaghi: Goli i Luis Albertos vendosi fatin e ndeshjes

by admin
Spread the love

Simone Inzaghi ka komentuar humbjen përballë Lazios, disfatën e parë sezonale të Interit të tij.

“Është një humbje që të dhemb dhe që djeg për mënyrën si erdhi. Ishte një ndeshje e luftuar dhe e ekuilibruar, përballë një kundërshtari të fortë dhe me cilësi. Goli I Luis Albertos vendosi ndeshjen, sepse më parë ne kishim një rast të pastër me Dumfries.

Duhet të ishim më agresivë, sepse këto ndeshje vendosen nga episodet dhe ne duhet ti shfrytëzonim mundësitë tona. Nesër do të analizojmë gjithçka, por ishte një ndeshje e luajtur mirë, që u vendos nga episodet”, ka thënë trajneri Simone Inzaghi. /Oversport.tv

You may also like