Inzaghi: Duam finalen, synojmë të fitojmë derbin e parë këtë sezon

by admin
Spread the love

Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë, Interi i Inzaghit po bëhet gati për ndeshjen e radhës kundër Milanit në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Tekniku zikaltër i ka idetë e qarta në lidhje me aktin e dytë të sfidës kundër kuqezinjve.

“Skuadra është gati dhe e motivuar, duam të shkojmë në finale. Duke marrë në konsideratë faktin që vlen goli në fushë kundërshtare, episodet do të jenë vendimtarë, prandaj duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë takimit. Ky derbi nuk duhet të ndikojë në garën për titull në kampionat, duhet ti ndajmë 2 kompeticionet”, ka thënë Inzaghi në konferencën për shtyp para derbit në nesërm.

Gjendja e skuadrës-“Skuadra vjen në këtë gjysmëfinale e karikuar dhe e motivuar. E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe atë që përfaqëson për tifozët dhe klubin. Vijmë pas 3 fitoreve radhazi dhe jemi përgatitur mirë për këtë sfidë.  Nesër luajmë në shtëpi para një publiku që gjithmonë na ka mbështetur këtë sezon. E dimë që nuk do të jemi vetëm, luajmë një ndeshje të rëndësishme që vlen shumë. Jemi në garë për të dy objektivat dhe po bëjmë një rrugëtim shumë të mirë, pasi në janar fituam edhe Superkupën”.

Derbi-“Kemi luajtur 3 derbi këtë vit dhe e dimë që nesër duhet të fitojmë, sepse duam që të shkojmë në finale. Mund të merrnim më shumë në derbet e tjera, por e dimë që episodet janë vendimtare në disa ndeshje dhe duhet të jemi më të zotë në situata të caktuara. Luajmë për një vend në finale, prandaj kjo ndeshje është shumë e rëndësishme. Nesër kemi një mundësi të artë për të fituar derbin e parë këtë sezon”.

Titulli-“Kjo ndeshje na jep mundësinë të shkojmë në finale, është shumë e rëndësishme. Por duhet të ndajmë kampionatin nga Kupa. Nesër ka prioritet Kupa e Italisë, më pas, cilido që të jetë rezultati, do të fokusohemi te Roma, që do të jetë një sfidë vendimtare për kampionatin tonë”.

Pasardhësi i Brozovic-“E dimë rëndësinë që ka Brozovic. Fatkeqësisht mungoi në një periudhë që koiçidoi me momentin negativ të skuadrës. Të gjithë ata që kanë luajtur në atë rol kanë dhënë maksimumin. Kemi folur me drejtuesit e klubit dhe me shumë mundësi do të blejmë dikë”.

Sulmi-“Kam 5 sulmues në gjendje të mirë që meritojnë të luajnë. Nuk kam vendosur akoma, por mendoj se të gjithë mund të luajnë pa problem. Zgjedhja ime varet nga ndeshja që kemi për të luajtur. /Oversport.tv

You may also like