Inva Mula rikthehet me koncert në Klan Arena

by admin
Spread the love

Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula rikthehet me koncert madhështor live në Klan Arena në Prishtinë.

Ndryshe nga siç jemi mësuar të shohim performancat e Invës, repertoari i këtij koncerti është shumë i veçantë pasi që është një homazh dedikuar këngëve kosovare që artistja i mban shumë për zemër dhe është rritur me to.

Koncerti do të mbahet me 7 maj në Klan Arena në Prishtinë, ku dyert hapen në ora 19:00 ndërsa koncerti fillon në ora 20:30.

Për të pasur qasje dhe eksperiencë sa më të lehtë në blerjen e biletave, ato mund t’i gjeni online në www.klanarena.com ose në secilën pikë të Art Motion në Kosovë.

You may also like