Interi punon për rikthimin e Lukaku në Milano, ja shuma që kërkon Chelsea

by admin
Spread the love

Kanë nisur edhe zyrtarisht bisedimet midis Chelsea dhe Inter për rikthimin e Romelu Lukakut në Milano. Të dyja palët po punojnë për të gjetur një marrëveshje që do t’i lëjë të kënaqur të gjithë.

Një takim është zhvilluar dje në darkë, ndërsa ditën e sotme bisedimet kanë vazhduar në mënyrë intensive. Pronari i ri i Chelsea është i hapur që të japë Lukakun në huazim tek Interi i ndikuar edhe nga dëshira e madhe e lojtarit.

Megjithatë, palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje për huazimin e lojtarit. Interi ofron për momentin rreth 5 milionë euro për të veshur sërish zikaltër Lukakun, por për huazimin e sulmuesit belg Chelsea kërkon rreth 15 milionë euro. /oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter

 

You may also like