Interi piketon yllin e Lille, vlen 50 milionë dhe kërkohet nga gjysma e Europës

by admin
Spread the love

Interi po mendon që të përforcojë sulmin për sezonin e ardhshëm dhe sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i Lille, Jonathan David është objektivi kryesor i skuadrës zikaltër.

Klubi francez e vlerëson kartonin e lojtarit 50 milionë euro dhe konkurrenca është e madhe, pasi në gjurmët e bomberit 22-vjeçar janë edhe Barcelona, Milani dhe disa klube të Premier League.

Agjenti i kanadezit ka deklaruar se sulmuesi do të largohet nga Lille në fund të sezonit dhe një lojtar me karakteristikat e tij do ti bënte vërtetë shumë punë skuadrës së Inzaghit.

Zikaltërit mund të shesin Lautaron dhe të marrin David, por është akoma shpejt për të bërë parashikime të tilla. / Oversport.tv

Foto: Jonathan David Twitter

You may also like