Interi ndryshon strategji në merkato, tashmë po punohet për rinovimin e Skriniar

by admin
Spread the love

Pas transferimit të Gleison Bremer te Juventusi, Interi ka ndryshuar strategji në merkato. Milan Skriniar tashmë nuk konsiderohet më si lojtari që do të sakrifikohet, madje drejtuesit zikaltër po punojnë për të rinovuar kontratën e mbrojtësit sllovak.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, oferta e PSG nuk i ka bindur në asnjë moment zikaltrit që tashmë po mendojnë të mbajnë në ekip Skriniar. Nga ana tjetër dëshira e lojtarit ka qenë gjithmonë që të vazhdojë aventurën e tij në Milano.

Kështu, pritet një rinovim për sllovakun njësoj si me sulmuesin Lautaro Martinez. Gjashtë milionë euro në sezon me një kontratë që do të skadojë në vitin 2027. Tashmë Milan Skriniar është më shumë pranë rinovimit se sa sakrifikimit nga Interi. /oversport.tv

You may also like