Interi mund të përfitojë – Shqip

by admin
Spread the love

Interi mund të përfitojë nga ajo që ofron merkato dhe fakti që Huan Muso nuk është më alternativa e parë e Atalantës, nuk i ka shpëtuar vëmendjes së zikaltërve sipas asaj që raporton “Tuttosport”.

Portieri ka qenë prej kohësh një nga objektivat e Piero Auzilios dhe në verë ishte një nga emrat e lakuar për të qenë pasardhësi i Andre Onanës, por tratativat nuk përfunduan dhe Interi zgjodhi Zomerin.

Edhe pse do jetë e vështirë që argjentinasi t’i zërë vendin zviceranit, Inzagi do të ketë nevojë për një portier të dytë cilësor, duke qenë se Emil Audero mund të kthehet te Sampdoria.

Kartoni i 29- vjeçarit vlerësohet me 5 milionë euro, për deri në verë Gasperini duhet të gjejë një tjetër alternativ për ta lënë Muson të largohet.

Tek Atalanta zikaltrit po mbajnë nën monitorim edhe Emil Holm, anësorin që bergamaskët do ta blejnë nga Specia për 8.5 milionë euro. Duke marrë parasysh lamtumirën gjithnjë e më të mundshme të Dumfrisit dhe nëse Bjukenën tregon maksimumin e tij, 23- vjeçari suedez do të ishte një opsion i mirë për belgun.

You may also like