Interi mbetet ekipi më i shtrenjtë në Serie A, diferencë e frikshme me ekipet e tjera

by admin
Spread the love

Merkato e verës vazhdon dhe klubet janë ende duke forcuar organikën. Ndërkohë që në Serie A Juventusi dhe Roma arritën t’i rrëmbenin dy objektivat kryesorë Interit, Gleison Bremer dhe Paulo Dybala.

Dy emra që do të rrisnin akoma edhe më shumë vlerën e ekipit. Megjithatë, sipas statistikave të Trasnfermarkt, Interi vazhdon të jetë ekipi me vlerën me të lartë të lojtarëve.

Me 32 lojtarë në total, organika e zikaltërve kushton rreth 652 milionë euro më shumë se çdo ekip tjetër në Serie A. Në vend të dytë sakaq renditet Juventusi. “Zonja e Vjetër” ka 29 lojtarë të cilët vlerësohen rreth 504 milionë euro, ku bie në sy diferenca e madhe mes Interit dhe ekipeve që vinë pas tij.

Kampionët e Milanit renditen në vendin e tretë me një vlerë totale rreth 492 milionë euro, duke lënë pas Napolin me 434 milionë euro dhe Romën me 412 milionë euro.

Vetëm vendi i gjashtë për Atalantën që edhe pse ka organikën më të pasur në këtë renditje, 42 lojtarë gjithsesi kap një vlerë totale për rreth 368 milionë euro. Në vend të shtatë renditet Lazio me 283 milionë euro, ndërsa Fiorentina mbyll listën me tetë ekipet me organikën më të shtrenjtë në Serie A, ndërsa vlera e ekipit shkon rreth 246 milionë euro. /oversport.tv

You may also like