Interi ka zgjedhur Bremer, tratativat me Torinon janë në rrugë të mbarë

by admin
Spread the love

Gleison Bremer është objektivi kryesor i Interit në merkaton e verës dhe goli i realizuar nga braziliani në sfidën Torino-Inter, që i kushtoi zikaltërve dy pikë në luftën për titullin kampion, nuk ndryshon asgjë.

Ka disa javë që mbrojtësi i skuadrës së Juric është në shënjestrën e drejtuesve zikaltër dhe bisedimet mes dy klubeve janë në fazë të avancuar. Nuk është gjetur akoma një marrëveshje, por tratativa është në rrugë të mbarë.

Mbrojtës goleador si ai janë të paktë në Serie A dhe në dy sezonet e fundit Bremer është rritur shumë profesionalisht. Me karakteristikat e një mbrojtësi modern, braziliani ka bërë për vete shumë skuadra në kontinent.

Është e vërtetë që Interi është në avantazh, por edhe Bayerni i Mynihut, Roma, Milani dhe Juventusi kanë trokitur në dyert e Torinos për Bremer. I sigurt është fakti, se pavarësisht rinovimit, Torino është e gatshme që të shesë mbrojtësin në verë. / Oversport.tv

You may also like