Interi ka nevojë për para, fati i Dumfries i njëjtë me atë të Hakimit

by admin
Spread the love

Verën e kaluar Denzel Dumfries zëvendësoi Achraf Hakimin tek Interi, por edhe holandezi duket se do të ketë të njëjtin fat si marokeni: një sezon me zikaltërit dhe më pas del në merkato.

Dumfries, që i ka kushtuar Interit 12.5 milionë, po zhvillon një sezon shumë të mirë dhe sipas asaj që shkruan “Tuttosport” ka përfunduar në shënjestrën e shumë klubeve të mëdha europiane, mes të cilave Bayern Munich dhe Tottenham.

Për shkak të situatës ekonomike dhe politikave të klubit, zikaltërit kanë nevojë për të paktën 60-70 milionë euro, që duhet të hyjnë në arka prej shitjes së lojtarëve.

Dumfries, Lautaro Martinez, Skriniar dhe Barella janë ata që mund të bëhen kurban në merkato dhe Marotta e Ausilio do të ishin të gatshëm të shisnin një prej tyre nëse vjen oferta e duhur.

Interi e vlerëson kartonin e lojtarit holandez rreth 35-40 milionë euro, që do të mjaftonin edhe për të gjetur një zëvendësues. / Oversport.tv

You may also like