Interi gjen më në fund mbrojtës, Acerbi shumë pranë zikaltërve

by admin
Spread the love

Drejtuesit e Interit vazhdojnë të kërkojnë një përforcim në mbrojtje për të plotësuar edhe numerikisht ekipin. Largimi i Andrea Ranoçhias ka lënë një hapësirë boshe te skuadra me drejtuesit që për shkak të vështirësive ekonomike nuk e kanë plotësuar ende.

Megjithatë, sipas mediave italiane zikaltrit janë shumë pranë transferimit të Francesco Acerbit. Lazio ka lënë rrugë të lirë që mbrojtësi të ribashkohet sërish me Simone Inzaghin, si dhe ka pranuar të lejojë të largohet në formë huazimi.

Problemi i vetëm është pagesa që do të bëhet, pasi Interi ofron 500 mijë euro për huazimin dhe 5 të tjera për të drejtën e blerjes. Lacialët nga ana tjetër kërkojnë të përfitojnë më shumë dhe ende nuk është arritur marrëveshja përfundimtare. Megjithatë, marrëveshja konsiderohet si çështje ditësh. /oversport.tv

You may also like