Interi fiton lehtësisht ndaj Plzen, Sportingu surprizon në fund Tottenhamin

by admin
Spread the love

Interi ka marrë tre pikët e para në këtë edicion të Champions League pasi kanë mposhtur në transfertë Viktoria Plzen me rezultatin e pastër 2-0. Të besuarit e Simone Inzaghit dominuan takimin dhe nuk e vunë asnjë moment në dyshim fitoren, ndërsa debutoi në Champions edhe mesfushori shqiptar Kristjan Asllani.

Ndeshja nis mirë për Interin dhe pas 20 minutash zhbllokohen edhe sfidat falë golit të Edin Dzeko. Ky i fundit me një goditje në cepin e kuadratit e çoi topin në rrjetë duke mposhtur portierin kundërshtar.

Edhe goli i dytë nis nga këmbët e Dzeko që pason mjaft mirë për Dumfries dhe me një goditje të bukur holandezi i çon shifrat në 2-0. Në fundin e takimit ka minuta edhe për Kristjan Asllanin që merr vendim e Brozovic dhe bën debutimin e tij në Champions League.

Sfida përfundon me rezultatin 2-0 me Interin që del nga ky takim me pikë të plota. Ende asnjë pikë për kundërshtarin e zikaltërve, Viktoria Plzen.

Në sfidën tjetër paralele, ajo midis Sporting Lisbonës dhe Tottenhamit, të besuarin e Contes janë mposhtur falë dy golave të pësuar në fundin e takimit. Sfida përfundoi me rezultatin 2-0 ku për portugezët realizuan Paulinho dhe Arthur Gomes në minutën e 90 dhe në minutën e tretë të shtesës.

Kështu, me këtë fitore Sporting ngjitet në krye të grupit D me gjashtë pikë në dy ndeshje, ndërsa Tottenhami ka grumbulluar vetëm tre pikë. /oversport.tv

Foto: Inter, Twitter

You may also like