Interi bën lëvizjen e parë për Thuram, Ausilio takon agjentët e sulmuesit në Doha

by admin
Spread the love

Konkurenca është e madhe dhe e egër, madje Bayerni i Mynihut ka bërë gati një ofertë afatgjatë për lojtarin, prandaj Interi ka vendosur të përshpejtojë tratativat me Marcus Thuram, duke synuar të bëjë të vetin lojtarin që në janar, pa pritur verën kur ai mund të largohet me parametër zero nga Borussia M’Gladbach.

Sipas “Gazzetta dello Sport” drejtori sportiv i zikaltërve Piero Ausilio ka pasur një takim me agjentët e sulmuesit në Doha, për të kuptuar synimet e djalit të Lilian Thuram.

Thuram nuk do të rinovojë kontratën me klubin gjerman që skadon këtë verë. Koha luan një rol vendimtar në këtë tratativë dhe Interi synon të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen që të mposhtë konkurencën.

Borussia kërkon 10 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin, një investim i rëndësishëm për arkat e zikaltërve, por që mund të rikuperohet nga shitja e Gosens apo Correas. Vetë sulmuesi nuk e ka urgjent largimin nga Gjermania dhe preferon të mbyllë sezonin në Bundesligë. /Oversport.tv

 

You may also like