Interesim i madh për ndeshjen Ulpiana – Gjilani

by admin
Spread the love

Java e 14-të e Superligës së Kosovës në ditën e shtunë do të vazhdojë me tri ndeshje.

Njëra nga ndeshjet kryesore pritet të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelemendi” në mes Ulpianës dhe Gjilanit. Në ballafaqimin e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave fituese ka dalur ekipi nga Lipjani me rezultat 3:2 si mysafirë.

Por interesante është se për këtë ndeshje gjatë këtyre ditëve ka pasur kërkesa të shumta për bileta, ndërsa një pjesë e mirë e qytetarëve nuk kanë arritur ta sigurojnë një të tillë.

Tifozeria vendëse është përgatitur prej ditësh dhe pritet të prezantohet me koreografi të ndryshme në tribunën ballore, teksa do të kenë mbështetjen e qindra mijërave qytetarëve lipjanas, që së bashku do ta përkrahin skuadrën e qytetit të tyre.

Por edhe në anën tjetër “Skifterat” pritet të udhëtojnë me një numër të tifozëve rreth 100-150.

Edhe “Tigrat” por edhe “Skifterat” kërkojnë maksimumin e pikëve nga skuadrat e tyre.

You may also like