Inter: Sanchez kërkon 5 milionë që të largohet, Pinamonti pranë Monzas

by admin
Spread the love

Pas Vidalit, Interi po punon që të prishë kontratën edhe me Alexis Sanchez (përfiton 7 milionë euro në sezon), sepse Inzaghi nuk e ka në planet e tij sulmuesin.

Sipas asaj që shkruan “Corriere della Sera”, zikaltërit i kanë ofruar lojtarit 4 milionë që të prishë me konsensus kontratën, një shifër që Sanchez e konsideron të ulët, sepse pretendon të paktën 5 milionë që të largohet me dëshirë.

Ndërkohë Andrea Pinamonti është shumë pranë transferimit te Monza. Klubi që debuton këtë sezon në Serie A kërkon të huazojë sulmuesin me të detyrim blerjeje për 20 milionë euro, por Interi e vlerëson 30 milionë kartonin e lojtarit. / Oversport.tv

You may also like