Inter pas Sommer, Tuchel e pranon: Nuk është një moment i lehtë, s’e pengojmë dot!

by admin
Spread the love

Pas largimeve të Andre Onana dhe Samir Handanovic, Inter është rikthyer në merkato për të gjetur portierin që do të mbajë peshën e sezonit të ardhshëm.

I preferuari i zikaltërve është Yann Sommer, portieri i Bayern Munic.

Zviceriani e dëshiron transferimin në Itali duke qenë se në radhët e bavarezëve do të kalojë në rolin e portierit të dytë, sapo Manuel Neuer të rikthehet nga dëmtimi. Dëshirën e Sommer e pranon edhe trajneri Thomas Tuchel, i cili shprehet se gardiani mendon të largohet, mirëpo nga ana tjetër klubi gjerman duhet të mbrojë interesat e saj.

“E di që ka një dëshirë nga ana e lojtarit për t’u larguar, por në këtë pikë duhet të mbrojmë edhe interesat e klubit. Sommer është një portier i madh dhe është shumë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes falë eksperiencës që ka. Nuk është një moment i lehtë për të, pasi ka një kontratë me Bayernin dhe mund të qëndroj sërish në Munich./Shqip


Top Channel

You may also like