Inspektorët në aksion, 8 milionë denarë gjobë për 230 subjekte

by admin
Spread the love




Inspektorati Shtetëror i Tregut nga 27 marsi deri më 9 prill ka kryer mbi 1100 kontrolle në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka informojnë se kanë mbledhur dhe lëshuar mbi 230 urdhërpagesa për kundërvajtje në vlerë prej mbi 7.727.000 denarë.

“Janë konstatuar shkelje në disa subjekte ekonomike, për të cilat janë lëshuar urdhërpagesa në shumë prej mbi 110.000,00 denarë”, inforomoi Inspektorati. Inspektorati Shtetëror i Tregut theksoi se do të vazhdojë të zbatojë intensivisht kontrollet dhe mbikëqyrjet pas vendimeve të Qeverisë.

Qeveria më 28 shkurt miratoi vendim për kufizimin e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë. Ndërsa, nga 16 marsi hyri në fuqi vendimi i Qeverisë për zvogëlimin e çmimeve të pastave dhe prodhimeve të qumështit. Ndërkaq, më  11 prill miratoi ndryshimin e vendimit për përcaktimin e çmimeve më të larta të pemëve dhe perimeve në tregtinë me pakicë. Gjobat për mosrespektim të vendimit qeveritar lëvizin prej 800 deri në 10.000 euro.


You may also like