Informata e Krasniqit për rezervat shtetërore, rrezik për sigurinë kombëtare

by admin
Spread the love

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur mbi deklaratën e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ditë më parë në Rubikon në Klan Kosova pati thënë se “ Kosova ka rezerva vetëm për tri ditë”.

Rizvanolli tha se kjo deklaratë e Krasniqit, edhe nëse është e saktë konsiderohet rrezik për sigurinë kombëtare dhe se ndalohet me ligj.

“Ndalohet me ligj që të ndahet informata rreth rezervave të shtetit, për çështje të sigurisë kombëtare.  Unë dyshoj që Memli Krasniqi e ka këtë informatë për rezervat e grurit. E, nëse Memli Krasniqi e ka informatën se Kosova ka rezerva të grurit vetëm për tri ditë, e nëse është e saktë, habitem se si e ka ndarë këtë se kjo konsiderohet rrezik për sigurinë kombëtare”, është shprehur Rizvanolli në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, sa i përket çështjes së grurit, e para e Ekonomisë tha se tek qytetarët më shumë është një lloj frike e paniku se sa mundësi reale që të ndodh ndonjë mungesë e madhe.

“Më shumë është një lloj frike e paniku se mundësi reale që të ndodh ndonjë mungesë e madhe dhe gjithashtu subvencionet për grurin janë disafishuar që është një hap i mirë për të siguruar pavarësinë në të ardhmen”, ka thënë ajo, njofton Klankosova.tv.

 

 

 

You may also like