Informacioni për 5G dhe rrjetin “broadband” janë miratuar në një seancë të Qeverisë

by admin
Spread the love




Informacioni për 5G dhe rrjetin “broadband” janë miratuar në një seancë të QeverisëInformacioni për nevojitjen e lëshimit të 5G frekuencave për operatorët e telekomit, si dhe Informacioni për fillimin e studimit të fizibilitetit mbi instalimin e rrjetit të ‘broadbandit’ në vend janë miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë, informojnë nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Fokusi kryesor mbetet sigurimi i përfitimeve maksimale nga implementimi i rrjetit 5G, përfshirë edhe zhvillimin e tregut ekonomik nëpërmjet mbështetjes dhe zhvillimit të shërbimeve të reja nga segmentet e ndryshme të tregut vertikal, të cilat u dedikohen përdoruesve; sigurimi i ‘broadbandit’ për të gjitha sferat e shtetit, zhvillimi i komunikimeve elektronike, ndërsa veçanërisht i 5G rrjeteve.

Në seancën e djeshme qeveritare, u miratua Informacioni mbi hartimin e Strategjisë së Reformave të Administratës Publike (2023-2030), me theks të veçantë mbi rekomandimet e përfshira në monitorimin e Raportit të SIGMA-së për Republikëne e Maqedonisë së Veriut nga viti 2021.

“Në suaza të procesit të vazhdueshëm të Reformave të Administratës Publike dhe angazhimeve të fuqishme në këtë segment, qëllimi është që të arrihet një administratë efikase dhe moderne, e bazuar në digjitalizim dhe që siguron shërbime të shpejta kualitative për qytetarët dhe për subjektet afariste”, theksojnë nga MSHIA.


You may also like