Infantino ngre tonet kundër kritikave: Sot jam arab, gay dhe një emigrant punëtor

by admin
Spread the love

“Sot ndihem nga Katari, sot ndihem arab, sot ndihem afrikan, sot ndihme gay, sot ndihem një njeri me aftësi të kufizuara, sot ndihem si një punotër emigrant” Këto kanë qenë fjalët e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino i cili ka ngritur zërin kundër kritikave të shumta që kanë ardhur për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar.

Një ditë nga starti zyrtar i komepticionit më të madh në botën e futbollit, numri 1 i FIFA-s, dha një konferencë për shtyp ku nuk i kurseu tonet e ashpëra për kritikët e kompeticionit. “Natyrisht që unë nuk jam nga Katari, arab, emigrant, gay ao me aftësi të kufizuara. Por e di shumë mirë se çdo të thotë të jesh i diskriminuar apo i huaj në një vend të huaj.

Kur isha fëmij më bullizonin pse i kisha flokët ngjyrë të kuqe, pse isha italian dhe nuk e flisja mirë gjermanishten. Por ti e pranon sfidën, provon të krijosh miq, kontakte të reje dhe nuk i përgjigjesh ofendimit me ofendim”, tha fillimisht Infantino.

Më pas ai shtoi: “Sot jam krenar për FIFA, për këtë logo që mbaj veshur në xhaketë, për këtë Botëror, që do të jetë një event i bukur, më i bukuri që ka ndodhur ndonjëherë. Është një botëror i shoqëruar me shumë kritika të forta për vendin që e pret.” /oversport.tv

Foto: FIFA, Facebook

You may also like