Impjanti i shkripëzimit të ujit në jug të Gaza plotëson nevojat e një pjese të qytetit (fotot)

by admin
Spread the love

Impjanti i shkripëzimit të ujti të detit në jug të Gaza plotëson nevojat për ujë të rreth 12 përqind të qytetit 2 milionësh.

Projekti i ndërmjetësuar nga OKB është ngritur në ndihmë të infrastrukturës së dobët dhe motit të thatë në vend, teksa plotëson nje pjese te nevojave per ujë të pijshëm dhe ujitjeje për bujqësinë.

Një pjesë e energjisë për impjantin përfitohet nga panelet diellore që redukton varësinë nga rrjeti i paqëndrueshëm elektrik.

Impjanti i financuar nga UNICEF u zgjerua në 2018, për të shtuar mundësinë e kapacitet të tij në të ardhmen

Projekti bregdetar përbëhet nga dy tuba ushqyes prej18km që ushqejnë rezervuarët në dy zonat përfituese të qytetit Tal Al Sultan në Rafah, dhe zonën Al Amal në Khan Younis.

Imjanti ka dy linja elektrike nga rrjeti kryesor por dhe gjeneratorë sigurie e panele diellore në tarracë.

Hapat kryesorë të shkripëzimit të ujit janë nxjerra e tij nga deti me anë të tubave dhe disa procese filtrimi.

Filtrimi i parë me rërë heq një pjesë të madhe të papastërtive dhe objekteve solide.

Ndërsa në procesin e osmozës uji i detit pompohet nën presion 60-80 bar në membrana për të ndarë ionet e kripës nga ato të ujit.

Uji i pastruar ndahet nga shëllira me përqendrim të lartë kripe, e cila rikthehet në det.

Uji i përpunuar depozitohet përkohësisht në një depozitë 2,000m3 ku më pas dezinfektohet me anë të klorizimit, për të kaluar më pas në shpëndarje.