Immobile: Barazimi rezultat i drejtë. Kombëtarja? Se kam vendosur akoma

by admin
Spread the love

Ciro Immobile ka folur për “DAZN” pas barazimit 1-1 kundër Torinos: “U përballëm me një skuadër të mirë që na vendosi në vështirësi. Nuk arritëm të qarkullonim topin, siç bëjmë zakonisht.

Mendoj se barazimi është rezultati i drejtë i kësaj ndeshjeje. Ata na vunë në vështirësi në goditjet standarde. Juventusi është larg, lufta për Europa League është shumë e fortë.

Golat e mi? Jam krenar, këto numra vijnë falë një pune që vjen nga larg. Falënderoj shokët për pasimet që më japin. Nuk them gjë për kritikat.

Zhgënjimi për kombëtaren është i madh, më vjen keq vetëm që më sulmojnë. Do të vazhdoj me kombëtaren? Nuk e di, nuk e kam vendosur akoma”, ka thënë sulmuesi i Lazios. / Oversport.tv

You may also like