Ilir Meta tregon vendimin që do të marrë pas 1 shkurtit nëse shkarkohet nga Presidenca

by admin
Spread the love

Presidenti, Ilir Meta tha se i ka kërkuar KPA nisjen e një hetimi administrativ në prag të vendimin të Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij.

“Le të më shkarkojnë nuk kam asnjë problem”, tha Meta gjatë një interviste për Euronews Albania.

Nga ana tjetër, Presidenti tha se çështjen do ta ankimojë në gjykata evropiane pasi sipas tij nuk ka bërë asnjë shkelje. Meta tha se nuk do të jetë i pranishëm gjatë shqyrtimit të çështjes së shkarkimit të tij nga Parlamenti për shkelje të Kushtetutës. Por shtoi se do të dërgojë përfaqësues ligjor dhe nuk do ta bojkotoi seancën. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të merret më 1 shkurt. Presidenti Meta u shkarkua nga Parlamenti më 9 qershor 2021 me 104 vota, 7 kundër dhe 3 abstenim.

You may also like