Ilir Demalia: Sot Sali Berisha tha disa të vërteta

by admin
Spread the love

Analisti Ilir Demalia shkruan në Facebook se ish-kryeministri Sali Berisha sot në ditën e kujtesës se 20 shkurtit rrëzimit të monumentit të Enver Hoxha ka thënë disa të vërteta.

Ai thekson se është e vërtetë që në 1990 Shqipëria tre milionëshe kishte 120 mijë APPSH (komunistë) një ndër ta ishte Sali Berisha, sekretar i organizativ i PPSH së spitalit të Tiranës.

Demalia shton se pasuritë e politikanëve sot, së paku të dukshmet që janë maja e ajsbergut të pasurive të tyre në krahasim me atë të padukshmen, janë në bankat off shore.

REAGIMI:

“Berisha sot në ditën e kujtesës se 20 shkurtit rrëzimit të monumentit të E.H, tha disa të verteta: 1. Në 1990 ne ishim pakicë, por nuk u mposhtëm fituam… Është e vërtetë që në 1990 Shqipëria tre milionëshe kishte 120 mijë APPSH (komunistë) një ndër ta ishte Sali Berisha, sekretar i org PPSH se spitalit të Tiranës. E vërtetë që fituan. I shikoni pasuritë e tyre sot të dukshmet që janë maja e ajsbergut të pasurive të tyre se të padukshmet janë në bankat off shore. Nuk ka ndodhur kund në botë që nje parti opozitare të krijohet nga njerëz me dy tesra partie në xhep kuq e blu, me statusin e bashkepuntorit Sigurimit të tjerë, dhe AGBV-ista.

2. Asnjë popull në historinë e njerzimit nuk ka luftuar për liri dhe dinjitet si shqiptarët. Ra Turki, ra Italia, ra Gjermania, ra komunizmi shqitarët të fundit….

3. Partinë Demokratike nuk e krijuan të persekutuarit e regjimit (atë e krijuan komunistët dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit. shenim i im) por shumë shpejt ata u bënë fibra e PD-sê. Si ka tall menderen Berisha me te persekutuarit dhe pronarët se ka tallur kush.

4. Levizjen studentore për rrezimin e monumentit të E.H e filloi dhe e drejtojë Bislim Ahmetaj. Nga sa kam lexuar dhe shikuar programe dhe emisione e filmime, nuk më rezulton kështu. Më paskan gënjyer deri më sot. Po më mirë kur mëson të vërtetën vonë se kurrë. Sot mësova të vërtetën nga Berisha që nuk gënjen kurrë. Tragjikomedia demo(n)kratike vazhdon. Me mirë qeshim se kjo punë është bërë si Big Brother Shoë.”, shkruan ai.

You may also like