Ilir Beqaj merr postin e rëndësishëm, lajmin e konfirmon ministri Bledi Çuçi

by admin
Spread the love

Në takimin me Donatorët, ku ishin të pranishëm dhe ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca, Bledi Çuçi njoftoi se Ilir Beqja është zgjedhur në krye të agjencisë që merret me ndihmat e donatorëve.

Vetë Beqaj, i cili e gjeti veten jashtë qeverisë dhe Kuvendit, pas zgjedhjeve të 25 Prillit, tashmë do të jetë në krye të një drejtorie që do të merret me menaxhimin e ndihmave që i vijnë Shqipërisë nga aleatët.

Emërimi i Beqajt në këtë drejtori ishte paralajmëruar prej kohësh, dhe sipas opozitës kjo nuk është gjë tjetër veçse një mbivendosje ndaj rolit dhe funksionit të ministrisë së financave.

Sipas PD, Beqaj do të jetë në krye të drejtorisë për menaxhimin e Fondeve të Donatorëve, njësoj si një ministër pa portofol.

You may also like