Ilaçet doping në futboll/ Mjekët dhe drejtuesit e klubeve njihen me problematikat

by admin
Spread the love

Përherë të parë mjekët dhe drejtuesit e klubeve të kategorisë Superiore u njohën sot me agjencinë kombëtare antidoping dhe me problematikën që mund të kenë futbollistët me përdorimin e ilaçeve që konsiderohen doping.

Kjo lloj problematike nuk ka qenë shume e njohur në futbollin tonë, deri përpara pak vitesh me mbrojtësin e Skënderbeut, një problematikë që u evidentua në pjesëmarrjen e skuadrës korçare në kupat e Evropës.

 A ndikojnë këto ilace në përmirësimin e performancës fizike?

“Ne sot folëm që duhet të jemi të kujdesshëm dhe të informojmë që ilacet e ndaluarta në sport nuk janë doping qëpërdoren për rritejn e performancës fizike, por janë përdorime për injorancën e atyre që e përdorin pa ditur problematikën e rastit. Në sportin e futbollit nuk ka ilace që janë vërtetuar që përdoren për të rritur performancën. Por sic thanë edhe mjekët e klubeve shqiptare, dopingu ka qenë një rast që ka ardhur si një gabim. Ka ilace që njerëzit normal i përdorin lehtësisht por që ndodhen në listën e ilaceve që konsiderohen doping, për këtë duhet të jemi të kujdesshëm”, tha Gianluca Stessina, mjek i ekipit kombëtar.


Top Channel

You may also like