Iku para fundit të ndeshjes, Ten Hag: Veprimi i Ronaldos, i papranueshëm

by admin
Spread the love

E diela ishte një ditë e madhe për tifozët e Manchester United. Klubi rikthehej në “Old Trafford” me iluzione dhe dëshirë, pasi një sezon më parë prekën fundin duke bërë renditjen më të dobët të historisë së Premier Ligës. Nuk do të ketë Champions, por ishte dita e parë e një dite ndryshimi, prezantimi i epokës së Ten Hag.

Pas disa ditëve të para aziatike që shërbyen për të rikuperuar Martalin dhe për afrimet e lojtarëve të rinj, ambienti nuk ishte aq festiv në “Teatrin e Ëndrrave”. Megjithatë, tifozët festonin për rikthimin e skuadrës dhe mbi të gjitha të Cristiano Ronaldos. Ai mungoi në fazën e parë për motive personale dhe u përgatit vetëm për të qenë gati.

Portugezi ishte lidhur me një transferim të mundshëm tek Atletiko, Chelsea apo Napoli, por sot për sot është pjesë e United. Megjithatë, raporti i tij me trajnerin Ten Hag nuk është më i miri i mundshëm.

Ai mori minutat e para kundër Rayo Vallecanos. Mirëpo ku u zëvendësua nga trajneri u fut në dhomat e zhveshjes dhe pastaj nuk u rikthye më për të parë fundin e saj. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit.

“Sigurisht që nuk e aprovoj sjelljen e tij. Kjo është diçka e papranueshme. Ne jemi një ekip dhe ai duhet të qëndrojë deri në fundin e ndeshjes”, tha trajneri për portugezin dhe për të tjerët që u larguan përpara fundit të ndeshjes.

You may also like