Ikëm për studime me pasaporta false – Shqip

by admin
Spread the love

Politikani Enver Hoxhaj, teksa ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale, tregoi mes tjerash se si e njohu Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Ai tha se ka qenë arkeologu Neritan Cerka, ai i cili i dha letrën e rekomandimit që Hoxhaj të pranohej në Universitetin e Vjenës.

“Thaçin, Veselin e njoh që prej vitit 1988. Kemi qenë shokë studimesh. Kemi studiuar së bashku historinë.  Përmes Thaçit kam njohur Veselin dhe të tjerët. Në 1993 kemi shkuar në Vjenë për të studiuar. Unë kam bërë rrugën nga Tirana dhe sot e kësaj dite kam një letër që ma ka shkruar si rekomandim Neritan Ceka, që të pranohem në Universitetin e Vjenës. Kishim pasaporta false”-tha ai./Euronews Albania

You may also like