Ik pi ilaçe dhe mblidh mendjen, ke 1 ditë që të dhemb koka

by admin
Spread the love

Duket se marrëdhënia mes çiftit më të komentuar dhe më të pëlqyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Luiz Ejllit dhe Kiara Titos nuk është aspak e mirë. Që prej ditës së djeshme, ata kanë pasur disa diskutime të vogla me njëri-tjetrin dhe kjo ka ardhur për shkak të indeferentizmit të Kiarës ndaj këngëtarit.

Luizi është shfaqur i sëmurë gjatë ditës së djeshme, teksa edhe kësaj të hëne ai është zgjuar sërish me dhimbje koke. Ajo nuk e ka pyetur partnerin e saj se si ndihet dhe nuk i ka qëndruar afër, teksa kjo gjë e ka mërzitur pa masë Luizin.

Ndër të tjera, teksa e pyeti Luizin se pse mërzitet kur flet Dea, Kiara i tha këngëtarit se ai nuk ndalon askënd të flasë dhe të pijë ilaçe dhe të mbledhë mendjen.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Po ti pse mërzitesh kur flet Dea?

Luizi: Mërzitem nuk e duroj dot

Kiara: Po këtu jemi në Big Brother do flasim të gjithë , nuk na ndalon dot ti. Ke një ditë që të dhemb koka. Ik pi një ilaç dhe mbidh mëndjen

Olta: Kjo të vjen hakut ty

You may also like