IFRC-ja shpreson për një “armëpushim dhe marrëveshje paqeje” nga negociatat Rusi-Ukrainë në Stamboll

by admin
Spread the love

Duke folur në një konferencë për shtyp në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Francesco Rocca tha se ishin në dijeni të bisedimeve në Stamboll, të cilat nisën pas fjalës përshëndetëse të Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Në apelin e tij për delegacionet negociuese të Rusisë dhe Ukrainës, kreu i IFRC-së theksoi se pret “dialog, armëpushim dhe një marrëveshje paqeje urgjente” nga bisedimet në Stamboll.

“Sikurse dhe pjesa tjetër e botës, unë pres një zgjidhje në Ukrainë për t’u dhënë fund vuajtjeve të civilëve të prekur nga konflikti”, shtoi ai.

Pasi nënvizoi se nuk ka asnjë shtresë që të mos dëmtuar nga luftimet në Ukrainë, Rocca paralajmëroi se rreth 18 milionë njerëz, që korrespondojnë me një të tretën e popullsisë ukrainase, do të kenë nevojë për ndihma humanitare.

Ai rikujtoi se më shumë se 10 milionë ukrainas janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, prej të cilëve gati 4 milionë janë larguar nga vendi.

Duke shpjeguar se situata më e rëndë midis qyteteve në Ukrainë është në Mariupol dhe se qasja në këtë qytet është e pamundur për momentin, Francesco Rocca tërhoqi vëmendjen se banorët e Mariupolit jetojnë në kushte të papranueshme, pa energji elektrike, ujë, ushqim dhe nevoja themelore.

Ushtria ruse filloi një ofensivë në Ukrainë më 24 shkurt (2022).

You may also like