Identifikohet personi që plagosi efektivin e policisë në Tiranë – Shqip

by admin
Spread the love

Klered Bozhanaj, 42 vjeç, është autori i dyshuar i plagosjes së policit Edlir Alleshi në Tiranë.

Sipas gazetarit Besar Bajraktaraj, autori i dyshuar raportohet se ka pak kohë që është kthyer nga Italia.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të pasdites në zonën e “Kinostudios”, teksa një patrullë e “Shqiponjave” ishte vënë në ndjekje të personit në fjalë, i konsideruar si i dyshimtë.

Efektivët mësohet se po e kontrollonin, kur Bozhani qëlloi me dy plumba punonjësin e policisë. Ky i fundit ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht forca të shumta policie janë në terren me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një prononcim nga spitali pasi vizitoi efektivin e policisë i bëri thirrje autorit të dyshuar që të dorëzohej./tvklan.al

You may also like