“Ideja më qesharake, lojtarët po sfiliten”, Klopp kundër turneut të ri të UEFA-s

by admin
Spread the love

Jurgen Klopp flet gjithmonë troç kur e pyesin për tema të ndryshme. Origjinal dhe dhe gjithmonë interesant për t’u dëgjuar.

Trajneri i Liverpool u ndal edhe te Nations League në konferencen përpara finales së FA Cup kundër Chelsea (17:45, Supersport 1).

Nations League është një nga idetë më qesharake në botën e futbollit. Futbollistët, pas 70 ndeshjeve sezonale, janë të detyruar të luajnë edhe në duelet e këtij kompeticioni.

Katër, pesë apo gjashtë ndeshje me kombëtaren në fund të sezonit… Do të preferoja që UEFA të merrte më shumë para nga finalja e Champions League dhe ta hiqte qafe Nations League”, deklaroi trajneri gjerman.

Liverpool do të tentojë trofeun e dytë sezonal sot ndaj Chelsea pas suksesit në Kupën e Ligës. Finalja e FA Cup do të zhvillohet në mitikun “Wembley”. “The Reds” kanë regjistruar fitoren e fundit në FA Cup në vitin 2006, teksa rekordin në këtë turne e mban Arsenali, 14 herë fitues./supersport


Top Channel

You may also like